Merr flakë motoskafi në Dhërmi, pëson djegie 31-vjeçari që po e riparonte, niset drejt spitalit të Traumës

schedule14:21 - 6 Qershor, 2022

schedule 14:21 - 6 Qershor, 2022

Foto ilustruese 

Një 31-vjeçar ka pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit pasi një motoskaf të cilin po e riparonte ka marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Drimadhes në Dhërmi.

Sipas policisë, një motoskaf ka marrë flakë gjatë riparimit të tij. Për pasojë shtetasi N. L., 31 vjeç, i cili po merrej me riparimin e motoskafit, ka pësuar djegie në zona të ndryshme të trupit.

31-vjeçarit iu dha ndihma e parë në qendrën shëndetësore në Drimadhes dhe po transportohet në spitalin e Tiranës, për mjekim me të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/