Fati i zi ka përndjekur familjen argjentinase të Emiliano Sala pas vdekjes së tij. BBC shkruan se babai, Horacio, vdiq këtë të premte pas një ataku kardiak. Lajmin e konfirmoi një mik i të ndjerit. 58-vjeçari Horacio Sala humbi jetën tre muaj pas vdekjes së djalit të tij.
Avioni me të cilin udhëtonte Emiliano Sala u rrëzua në det më 21 Janar. Por trupi i futbollistit u gjet me 8 Shkurt. Ai ishte rrugës për në Cardiff pasi kishte nënshkruar një kontratë të re me skuadrën uellsiane.
Ai ndodhej në Francë për t’u përshëndetur me miqtë e vjetër të Nantes me të cilët për shumë sezone. Mirëpo udhëtimi rezultoi një tragjedi e vërtetë, aq sa vdekja e tij ka qenë e papërballueshme për babain.
Së bashku me Emiliano Sala-n humbi jetën edhe piloti i avionit, David Ibbotson./abcnews.al