Konflikti i armatosur mes Ukrainës dhe Rusisë ka hyrë në ditën e tij të 100 duke lënë pas vetëm vdekje e shkatërrim. Megjithëse u konsiderua si një “operacion special” nga Rusia që do të zgjaste shumë pak, rezistenca ukrainase vijon të jetë e fortë dhe t’i shkaktojë dëme të mëdha ushtrisë pushtuese.
Ndërkohë, sipas një njoftimi të ushtrisë ukrainase në Twitter, 30,950 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë në 100 ditët e para të pushtimit rus, shkruan la repubblica.
Në përditësimin e saj deri më tani, ushtria ukrainase tha se forcat e tyre kanë shkatërruar 210 avionë ushtarake, 175 helikopterë dhe 535 dronë. Përveç kësaj, forcat ukrainase pretendojnë se kanë shkatërruar 1,367 tanke ruse, 675 3,366 automjete të blinduara, 121 raketa dhe 13 anije.
/abcnews.al