Deri më tani asnjë television rus nuk ka përmenduar faktin se janë shënuar 100 ditë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë. Por kanalet televizive më të njohura ruse kanë bërë të kundërtën, kanë akuzuar Ukrainën për bombardimet pa dallim të zonave jashtë kontrollit të qeverisë, sipas BBC.
Kanali televiziv i drejtuar nga Kremlini, Rossiya 1, tha se “nacionalistët kanë sulmuar Mariupolin dhe Donetsk”, ndërsa Channel One, gjithashtu shtetëror, ka dhënë “shembuj të shumtë të profesionalizmit dhe vetëmohimit nga ushtria ruse gjatë mbrojtjes së Donbasit”.
Asnjë stacion nuk përmend se “operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë ka hyrë në ditën e tij të 100-të. Para se të fillonte lufta, komentuesit në të dy kanalet u thanë shikuesve ruse do t’i duheshin vetëm disa ditë për të marrë kontrollin e Ukrainës.
Ditën e djeshme, media online e pavarur, Meduza tha se qeveria kishte urdhëruar mediat shtetërore të mos përmendnin se lufta kishte arritur në ditën e saj të 100-të.
Kjo është në kontrast të thellë me mbulimin mediatik në Ukrainë , ku televizioni po mbulon zhvillimet e sotme nën sloganin “100 ditë fortese”.
“Kjo nuk është datë për të festuar dhe ne shpresojmë që nuk do të shënojmë 200 ditë që nga fillimi i luftës. Shpresojmë të festojmë ditën tonë të fitores,” tha prezantuesja në TV privat Pryamy.
/abcnews.al