Shqipëria U21 gati për Anglinë, Bushi mund ta llogarisë talentin e Benficës

schedule17:38 - 2 Qershor, 2022

schedule 17:38 - 2 Qershor, 2022

Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet intensive për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Europianit 2023 ndaj Anglisë në transfertë dhe Kosovës në shtëpi.

Që prej ditës së martë trajneri Alban Bushi i ka të 22 lojtarët e thirrur në dispozicion dhe ka nisur menjëherë nga puna. Me grupi janë bashkuar edhe 7 lojtarët të cilët u stërvitën për disa ditë më Kombëtaren A dhe u monitoruan nga trajneri Edoardo Reja.

Sakaq, i gatshëm për këto sfida do të jetë edhe mbrojtësi i talentuar Adrian Bajrami, i cili është pajisur tashmë me pasaportë shqiptare dhe mund të aktivizohet që në ndeshjen ndaj Anglisë. Ekipi Kombëtar U-21 është grumbulluar në Durrës, ndërsa këto ditë është stërvitur në stadiumin e Egnatias në Rrogozhinë. Duhet theksuar se deri tani të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike dhe nuk ka probleme me dëmtimet.

Pas rreth 6 ditësh përgatitje intensive më datë 5 qershor skuadra kuqezi do të udhëtojë drejt Anglisë për ndeshjen e datës 7 qershor. Gjashtë ditë më pas Kombëtarja U-21 do të luajë sfidën përmbyllëse të kualifikueseve në shtëpi, në stadiumin “Elbasan Arena”, më konkretisht më 13 qershor ndaj Kosovës, në ora 19:30.

Këto janë edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj eliminatoreve, ku Shqipëria ishte pjesë e Grupit G, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. / fshf.org