Alarm nga fruthi në Los Anxhelos, 119 studentë vendosen në karantinë

schedule12:07 - 26 Prill, 2019

schedule 12:07 - 26 Prill, 2019

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, epidemia e fruthit ka marrë përmasa dramatike. Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Nju Jork, tashmë dy universitete janë vendosur në karantinë në Kaliforni.

Alarmi për sëmundjen e fruthit, i cili javët e fundit detyroi Nju Jork të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme, ka mbërritur dhe në Los Angeles. Në dy universitete është vendosur karantina, për studentët, stafin pedagogjik dhe personelin, të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar. E njëjta masë është marrë dhe për ata që nuk mund të dëshmojnë se janë vaksinuar apo dhe ata që sydhohet se janë prekur nga fruthi. Dy universitetet janë ai i Kalifornisë – UCLA, dhe universiteti shtetëror i Kalifornisë – CSU. Në këtë të fundit nuk është bërë i ditur numri i personave të vendosur në karantinë. Disa ditë më parë 71 raste të tjera me fruth u konfirmuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me epideminë që është përhapur dhe në dy shtete të tjera: Ajoua dhe Tenesi. Sipas autoriteteve shëndetësore, nga 1 janari i këtij viti janë konfirmuar 626 raste me fruth. Funksionarët shëndetësorë presin që nivelet e 2019-ës të tejkalojnë ato të 2014-ës, kur rastet ishin 667. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!