Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në këtë ditë zie Kombëtare, ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të socialistëve për ndarjen nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Balla theksoi se Nishani në shumë raste ka treguar respekt për institucionin që ai përfaqësoi me respekt.
Për Ballën, respekti do të mbetet maksimal për Bujar Nishanin.
“Do ruajmë gjithmonë respektin për Bujar Nishanin. Një personalitet i respektuar që erdhi nga fusha ushtarake por që diti të tregoj respektin ndaj Kushtetutës. Gjatë detyrës së tij, pati momente ku tregoi vlerësim maksimal ndaj respektit ndaj institucioneve. Ngushëllim më të sinqerta për familjen Nishani. Nuk qe e shkruar që të kalonte këtë betejë të rëndësishme për jetën. Vlerësimi ynë do mbetet maksimal.” tha Balla. /abcnews.al/