WhatsApp me sa duket do të vijë me një risi të re.
Së bashku me mundësinë e përdorimit të një llogarie të vetme në dy telefona të ndryshëm, mundësia për të redaktuar mesazhet pas dërgimit është një nga funksionet më të kërkuara mes mbi 2 miliard përdoruesve të WhatsApp në botë.
Dhe kompania, e cila është pjesë e grupit Meta, duket e gatshme t’i dëgjojë.
Nga një pamje e ekranit e publikuar nga Wabetainfo, së shpejti do të jemi vërtet në gjendje të ndryshojmë tekstin e një mesazhi pas dërgimit të tij.
Do të funksionojë kështu: mbani shtypur mesazhin që dëshironi të korrigjoni, në mënyrë që ta zgjidhni atë, klikoni në menunë me 3 pika dhe më pas klikoni Edit, bërë ndryshimet dhe mesazhi do dërgohet përsëri, shkruan la reppublica.
Nuk është ende e qartë nëse do të ketë një afat kohorpër modifikimin e mesazheve, domethënë nëse opsioni Edit do të jetë i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar minutash. Ende nuk dihet se kur do të jetë e disponueshme kjo veçori./abcneës.al/