Rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë dhe 40,000 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë , vlerësojnë zyrtarët perëndimorë.
Zyrtarët kanë mbështetur gjithashtu deklaratën e Ukrainës e cila pretendon se forcat e saj po humbasin nga 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë në betejën në Donbas, shkruan The Guardian.
“Situata më e vështirë është në Ukrainën lindore dhe në jug të Donetskut dhe Luhanskut. Çdo ditë humbasim 60-100 ushtarë në beteja dhe kemi rreth 500 të plagosur”, tha Zelesnky.
Në të njëjtën kohë në intervistën e tij ai thekson se Kievi nuk ka ndërmend të ndërmarrë hapa të nxituar për të çliruar territoret e pushtuara nga rusët, nëse kjo do të kërkojë dhjetëra mijëra viktima.
Sipas informacioneve të fundit nga Ministria ruse e Mbrojtjes në Ukrainë, 1351 ushtarakë rusë janë vrarë dhe 3825 janë plagosur.
Gazetarët e shërbimit rus të BBC-së kanë identifikuar emrat e 3052 ushtarëve dhe oficerëve rusë që janë vrarë në Ukrainë.
Hetimi i tyre u bazua në njoftimet e krerëve të rajoneve ruse dhe raportet e mediave lokale.
Në të njëjtën kohë, shërbimi rus i BBC-së sqaron se numri mund të mos jetë i saktë, sepse autoritetet lokale jo gjithmonë shpallin të gjitha listat e ushtarëve të vdekur, pasi në kohë lufte është e pamundur të verifikohen plotësisht shifrat e humbjeve./abcnews.al/
/abcnews.al/