Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Von der Leyen: Putin e ka detyrim të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës

schedule14:28 - 1 Qershor, 2022

schedule 14:28 - 1 Qershor, 2022

Në një deklaratë ditën e sotme, Ursula von der Leyen tha se Putin do t’i duhet të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës duke theksuar  se shuma e investimeve është e madhe dhe se nevojitet unitet mes vendeve të BE-së, shkruan la repubblica.

“Arma jonë më e fortë kundër Putinit është uniteti. Ne do të mbështesim Ukrainën në rindërtimin e vendit, nuk është vetëm interesi ynë strategjik, por detyra jonë morale. Shuma e investimeve është e madhe dhe ne do të duhet të krijojmë një platformë që bashkon BE-në dhe partnerët e saj, G7, organizatat ndërkombëtare.

Por, një gjë duhet të jetë e qartë: do të jenë Putini dhe oligarkët e tij, ata që nisën këtë luftë, ata që do të duhet të kontribuojnë në rindërtimin e Ukrainës ”, shtoi ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!