Liverpool ka filluar të shikojë përreth. Ditët e fundit janë përhapur zëra se Sadio Mane mund të largohet në drejtim të Bayern Munich, por gjithashtu thuhet se edhe PSG është futur në garë për të fituar shërbimet e senegalezit.
Një humbje e rëndësishme për ekipin e Klopp, ku tashmë nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm se të kërkojnë për rreth për një post-Mane.
Sipas “Mirror”, Liverpool ka piketuar 25-vjeçarin e Rennais, Martin Terrier. Anësori i majtë francez për këtë sezon, ka luajtur në total 46 ndeshje, ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 7 herë.
Rennais e vlerëson minimalisht 30 milionë euro dhe Liverpool duket me të vërtet i interesuar./ h.ll/abcnews.al