Sipas MeteoAlb, Pjesa më e madhe e Shqipërisë, paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranesirave të lehta por disi më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që pasditja të përmirësojë dukshëm kushtet e motit duke bërë që i gjithë territori Shqipar të dominohet nga moti i kthjellët. Temperaturat e ajrit do te vijojnë te ulen ne mengjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.
Era do te fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Veriperendimor duke krijuar ne det dallgëzim deri në 2 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë orëve te paradites por pjesa e dyte e ditës sjell zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në formë rrebeshi. Herë pas here priten mini-stuhi të forta re. Mbremja dhe nata sjellin sërish kthjellimet në teritorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut
Pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike duke bërë që orët e para dites të dominohen nga kthjellimet dhe vranësira të pakta në të gjithë RMV. Ndërsa orët vijuese sjellin vranësira më të dukshme në territorin e MV, të cilat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu gjatë pasdites dhe mbrëmjes. /abcnews.al/