Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kosova pret Hashim Thaçin/ Eliza Hoxha: Ish krerët e UÇK kanë besuar në paqe, nuk kanë ikur asnjëherë nga drejtësia

schedule19:22 - 15 Shtator, 2026

schedule 19:22 - 15 Shtator, 2026

Deputetja e PDL, Eliza Hoxha thotë se ditët e fundit kanë qenë të mbushura me shpresë dhe emocione, teksa edhe pak orë na ndajnë nga vendimi për ish krerët e UÇK.

Në një intervistë nga Haga për gazetaren e ABC News, Habi Hoxha, deputetja u shpreh se ish krerët e UÇK kanë besuar në paqe dhe nuk kanë ikur asnjëherë nga drejtësia.

Hoxha shtoi se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u formua për të shpërtuar jetë dhe për të çliruar Kosovën.

“Ditë të mbushura me shpresë dhe emocion. Është tension që na përcjell personalisht, por edhe si shtet. Qëllimi ka qenë që ne të jemi bashkë, pavarësisht perceptimeve politike. Ka qenë një farë testi për shoqërinë kosovare. Ka qenë një sagë e gjatë dhe e lodhshme. Në këtë rrugëtim për liri, aktorët kryesorë kanë besuar në liri, në paqe, kanë besuar te shteti. Po shohim, brenga kryesore ka qenë fakti se mbi çfarë rrëfimi është ndërtuar nga raporti i Dick Marty dhe trysnia e faktorit ndërkombëtar për ta formuar gjykatën. UÇK u formua për të ndihmuar civilët, për të shpëtuar jetë dhe për ta çliruar Kosovën. Qëllimi ka qenë fisnik”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!