Një 28-vjeçare nga Brazili ka rënë në prangat e policisë greke. Me profesion modele, ajo së bashku dy persona të tjerë, kishin ndërtuar një laborator për prodhimin e dimetiltriptaminës (DMT), një substancë halucinogjene që përdoret në ceremonitë pagane në Amerikën Latine.
Modelja së bashku me bashkëpunëtorët e saj mbanin edhe një faqe interneti për shitjen e “eliksirit të bukurisë”, përmes së cilës merrnin porosi për barnat që dërgonin nëpër botë.
Ndër të tjera, treshes i janë konfiskuar:
-78- flakon qelqi me përmbajtje dimetiltriptaminë (DMT), me peshë totale -2 kg dhe -402 g.
-22- flakona me përmbajtje të panjohur të lëngut, pesha totale -7.668- gram
-80- pako me përmbajtje pluhuri të panjohur pesha totale -3.015- gram, sasia -6.600- euro,
-102- flakone
-100- kapsula, zarfe dorëzimi, ngjitëse nga “eliksirat e bukurisë” të supozuar dhe
pulla postare me shumicë./abcnews.al