Paketa e fundit e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, e cila ndalon shumicën e importeve të naftës ruse, “nuk janë të mjaftueshme” dhe ritmi i sanksioneve deri më tani ka qenë shumë i ngadaltë, tha një zyrtar i lartë në zyrën e presidentit ukrainas në Madrid, sipas The Guardian.
Zyrtarët e BE-së miratuan të hënën embargon e pjesshme të naftës ruse duke thënë se do të shkurtonin menjëherë më shumë se dy të tretat e importeve të naftës nga Rusia dhe 90% deri në fund të vitit.
Lexo edhe: Arrihet marrëveshja, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE
“Nëse më pyesni mua, paketa e fundit e sanksioneve është e pamjaftueshme edhe e ngadaltë,” tha Ihor Zhovkva , nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelensky.
Ukraina gjithashtu nuk është e kënaqur me ritmin e dërgesave të armëve nga Perëndimi, tha ai.
“Ne definitivisht nuk jemi të kënaqur,” tha Zhovkva në përgjigje të një pyetjeje pas fjalimit të tij. Po të ishim të kënaqur, do të kishim nisur menjëherë çlirimin e Mariupolit dhe do të kishim larguar forcat ruse nga Donbasi,” përfundoi ai.
/abcnews.al