Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka kritikuar Komisionin Evropian për papërgjegjshmërinë që ka treguar në lidhje me mënyrën se si trajton ndalimin e propozuar të naftës ruse.
Orban tha se Komisioni Evropian ka dështuar të negociojë siç duhet me vendet anëtare të BE-së për embargo e naftës ruse.
Lexo edhe: Embargoja e naftës ruse, BE pa marrëveshje, liderët mblidhen sot në Bruksel
Ai tha se ndalimi i naftës kishte ardhur pa iu përgjigjur pyetjeve mbi sigurinë energjetike të Hungarisë. Energjia është një çështje serioze. Ne kemi nevojë për zgjidhje dhe më pas sanksione”, tha kryeministri hungarez, shkruan BBC.
Hungaria ka refuzuar deri më tani të mbështesë kompromisin. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i shkroi Këshillit Evropian javën e kaluar duke thënë se mendonte se sanksionet e naftës as nuk duhet të diskutohen nga udhëheqësit, pasi kjo vetëm do të nxirrte në pah ndarjet.
Qeveria hungareze e ka krahasuar ndalimin e naftës me hedhjen e një bombe bërthamore në ekonominë e saj.
/abcnews.al/