Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka thirrur sot në interpelancë ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi. Deputeti ngriti shqetësimin për pronat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, për të cilat tha s epo jepen për projekte turistike. Xhaferaj e akuzoi ministrin për mungesë transparence, ndërsa drejtoi disa pyetje.
“Prej një kohe të gjatë në media janë publikuar artikuj ku shprehet shqetësimi për dhënien pa kriter të territorit të bazave luftarake për projekte turistike dhe më gjerë. Gjithçka ka nisur më Janar 2016, me urdhrin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura nr. 78, të datës 26.01.2016, “për ngritjen e grupit të punës për vlerësimin e pronave të Forcës Detare”, si edhe VKM nr. 220, datë 21.3.2017, VKM Nr. 562, datë 29.07.2016 dhe VKM nr. 514, datë 01.07.2020.
Nisur nga me sipër do te doja informacione dhe shpjegime nga Ministri i Mbrojtjes per 4 prona strategjike për Shqipërinë dhe për NATO-n, sa me poshtë:
1) Cili është statusi i pronës nr. 1018, ish-venddislokimi i Shtabit të Vjetër të Bazës Ajrore Kuçovë, Berat të dhënë me qira me VKM Nr. 562, datë 29.07.2016 në përputhje me listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014?
2) A vijon të jetë në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm në vitin 2014 prona nr. 1311 “Ish Baza Ndihmuese”, Shëngjin Lezhë?
3) A është ndjekur procedura e parashikuar nga Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA” për dhënien me qira të sipërfaqes së Bazës Detare Sarandë,pronë në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014(Prona nr. 696 “Baza Ndihmuese”, Limion, Sarandë me sipërfaqe 39446 m2)?
4) A ka patur në Ministrinë e Mbrojtjes shkelje ligjore (Ligji nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit dhe komandimit në FA”) në administrimin e pronave në listën e pronave në Planin e Vendosjes dhe Përhapjes të miratuar nga Komandanti i Përgjithshëm i FA në vitin 2014 dhe nëse po, cilat kanë qenë përgjegjësitë e personave që kanë shkelur ligjin
Të dashur qytetarë në këto video të shkurtër do shikoni kryeministrin Rama që na thotë se çdo të bëjë NATO në Kuçove. Pra, ky është Rama i retorikes dhe televizionit.
Mbas fjalës se ministrit unë do te paraqes fakte se çfarë ka bërë në realitet Rama bashkë me çetën e tij të rilindjes në pronat e bazave ushtarake detare dhe ajrore”, theksoi deputeti demokrat.
Në përgjigjen e tij, ministri i Mbrojtjes kujtoi se baza e Kuçovës është tashmë e NATO-s. Sipas Peleshit, deputeti po spekulon dhe se nuk ka mungesë transparence për pronat në përdorim të Forcave të Armatosura. Ndërkohë që Xhaferaj akuzoi se po i japin pronat për proje3kte turistike, Peleshi u shpreh se kjo ndodh brenda kuadrit ligjor. Ministri tha se ai vetë s’ka dhënë asnjë pronë me qira.
“Është në ndërtim brenda dy viteve do të jetë operative. Është një ngjarje e rëndësishme për ngjarjen tonë kombëtare. Ne nuk u vemi mbiemra politikë këtyre zhvillimeve. Më vjen keq që spekuloni. Është e gjitha interpelancë spekulative. Thatë mungesë transparence dhe nuk e shpjegoni. Ka pasur rast kur keni kërkuar informacion. Ne nuk kemi problemin që ju po mundoheni të shisni në opinion se me pronat e ushtrisë po bëhet nami. Ne kemi 1732 prona. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të të tretëve nuk është mëkat, por detyrë që na e ka caktuar ligji.
Unë kam një periudhë të shkurtër si ministër. Nuk kam dhënë asnjë pronë me qira. Por nuk mburrem me këtë. Kjo nuk është fletë lavdrimi sepse një ministër mbrojtje dhe një qeveri do të duhet që e ka bërë mirë punën kur e ka vendosur sa më mirë pronën. Siç e thatë ju në 2014 ka dalë dekreti i fundit i planit të përhapjes. Nga 2014 nuk kemi asnjë pronë të daljes dhe përhapjes sepse nuk ka pasur dekret tjetër. Të gjitha pronat janë në plan dhe nuk kanë dalë nga plani i përhapjes.
Thatë q ligji për kthimin e ndalon kthimin e pronave brenda planit të përhapjes. Ky është thelbi i problemi, në kohën kur qeveriste një parti tjetër janë bërë kthime pronash në bazat tona detare. Dhe kjo lidhet me pyetjen tuaj për bazën e Shëngjinit. Jemi në proces gjyqësor për këtë.
Për Shëngjinin kemi bërë kallëzime, është pushuar çështja. Ndaj prokurorit kemi bërë ankim. Në fund SPAK ka vendosur për ndërtimin brenda bazës sekuestro. Vlerësimet nëse ka apo shkelje i bëjnë auditet. Unë ju siguroj se sa herë d të ketë konstatime shkelje do të reagoj siç ligji më detyron”, u shpreh ministri.
Më tej Xhaferraj tha se çeta e rilindësve iu është vërsulur bazave detare.
Përgjigjja e plotë e Xhaferajt për Peleshin:
“Më mirë se çdokush tjetër, çështjen e pronave të Forcave Detare dhe korrupsionin madhor në FA e ka treguar një shkrim investigativ i gazetarit Ferdinand Dervishi, botuar në INA (Rrjeti Investigativ Shqiptar) dhe vlerësuar me “Çmim Special” për vitin 2021 nga Prezenca e OSBE në Shqipëri. Kjo certifikate (Figura 1) është guri i rende i korrupsionit ne qafen e rilindjes qe dëshmon se ne nuk kemi qeveri, por thjesht një grusht te vogël qe mendon strategjikisht vetëm për pasurimin e kësaj elite politike dhe ekonomike dhe kurrsesi për interesat e qytetareve apo Shqipërisë.
Rasti i Bazes Ajrore te Kucoves:
Iniciativat per modernizimin e Bazes Ajrore te Kucoves kane nisur qe ne vitin 2011 me nje projekt vleresimi te pergatitur nga kompania serioze Amerikane ‘Cubic’. Ne vitin 2013, autoritet ushtarake te NATO-s i kane propozuar vendimarresve politik qe Baza e Kucoves te futej tek Bazat Taktike te NATO-s. Ne vitin 2015 ekspertet e NATO-s kane ardhur per vleresim dhe ne Gusht te 2018 u miratua investimi i NATO-s. Pra, ndersa dihej interesi i NATO-s dhe se cfare donte te bente NATO ne Kucove, tashme po tregoj se cfare ka bere Rama me ceten e rilindasve.
Në pronën nr. 1018 “ish-venddisllokimi i Bazës Ajrore Kuçovë, Berat, miratuar në PVP në vitin 2014, një sipërfaqe prej 42 009 metër katror është dhënë me qira 1 EURO për 20 vjet. Ndërsa një sipërfaqe prej 6285,4 metër katror (me 570,25 metër katror nen objekt) është shitur e gjitha me vlerën 6 458 373 leke. Shitja është bërë ne 09/10/2015 (kontrata Figura 2). Pra, ndërkohë që NATO procedonte me vlerësimin e Bazes Ajrore Kuçove, në vitet 2015 dhe 2016, pjesë të bazës jepen me një euro me qira apo shiten, objekte dhe truall, me 8 euro metri katror. Skandali i çetës rilindase thellohet me faktin se ne kontraten e lidhur me kompaninë private bazuar ne VKM 562, 29/07/2016, ne nenin 5 te kontratës percaktohet se:
5.4 Qiramarrësi, në funksion të zhvillimit të aktivitetit do të investojë në ndërtimin e një qendre multifunksionale, për grumbullimin, seleksionimin, ambalazhimin, ruajtjen dhe tregtimin e frutave dhe perimeve të freskëta, një vlerë totale prej 210 000 000 (dyqind e dhjetë milionë) lekësh. Investimi do të realizohet brenda vitit 2018.
5.5 Qiramarrësi, sipas parashikimit për punësimin të shprehur në planbiznesin e paraqitur, detyrohet që..deri në fund të vitit 2018 të ketë punësuar 50 (pesëdhjetë) punonjës, periudhë që përkon me periudhën e përfundimit të investimit.
Disa here Shtabi i Forcave Ajrore ka njoftuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Financave që kompania private ka zero investime dhe zero te punësuar. Kjo foto (Figure 3) tregon gjendjen e prones se dhene me qira sot, por askush nuk ndërhyn sepse ne nuk kemi shtet, por thjesht një cete rilindase që mbasi ka grabitur gjithçka tjetër i është vërsulur edhe bazave ushtarake detare dhe ajrore.
Lidhur me Bazen Ndihmuese Shëngjin
Nga Nëntori 2020 deri në Mars 2021, në brendësi të bazës është lejuar me urdhër verbal ndërtimi i një godine 4-katëshe duke i legjitimuar pronën një privati që kishte marrë hipotekë dhe miratuar plan zhvillimi (Figura 4). Pra, persona në hirarkinë e Forcës Detare dhe Forcave te Armatosura kanë lejuar, jashtë kompetencave të tyre dhe në shkelje të ligjit, njohjen e pronës dhe ndërtimin e objektit, ndërsa prona vijonte të ishte brenda Planit te Vendosjes dhe Përhapjes dhe sistemit të ruajtjes dhe sigurisë.
Ju si Ministër i Mbrojtjes, në 6 Mars 2021, keni urdhëruar bllokimin e punimeve në Shëngjin dhe qysh prej asaj kohe nuk ka punime. Vetë ish-Komandanti i Forcës Detare, i cili është përgjegjës për këtë prone, në 8 Mars 2021, është shprehur se “ky ndërtim cënon veprimet operacionale dhe sigurinë në bazën ndihmëse të Shëngjinit ” (https://abcneës.al/policia-bllokon-ndertimin-ne-bazen-ushtarake-te-shengjinit/) .
- Ministër. Pse nuk ka një hetim nga strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes se kush e lejoi ndërtimin në një bazë detare për katër muaj rresht?
Afera ne Bazën Detare Shëngjin është jo vetëm një histori korrupsioni dhe shpërdorimi detyre, por edhe ne rastin me te mire, mungese vullneti nga ju për të çuar para përgjegjësisë ata që lejuan ndërtimin në pronat e Forcave te Armatosura në shkelje të ligjit.
Lidhur me Bazën Ndihmuese Sarandë
Në 1 Korrik 2020 me VKM nr 514, u dha për investim strategjik me çmimin simbolik 1 Euro një sipërfaqe prej 26,5 ha, duke përfshirë edhe Bazën Detare të Sarandës prej 4 ha, pronë në PVP të FA. Kjo bazë ekziston aty nga viti 1974 dhe është në PVP me vendimin e fundit të Presidentit në vitin 2014. Dhënia me qera e bazës, duke cënuar ndjeshëm kapacitetet operacionale të Forcës Detare në Kanalin e Korfuzit dhe Detin Jon, është bërë në shkelje të ligjit për pushtetet dhe autoritetet. Kjo sepse nuk ka as studim nga Shtabi i Përgjithshëm, dhe as miratim nga Presidenti i Republikës.
Prej 2-vitesh Baza nuk i dorëzohet investitorit strategjik, pasi ushtarakët e dine që kemi shkelje (megjithëse VKM ka dale me 1 Korrik 2020 dhe kontrata është lidhur me 16 Korrik 2020). Foto e pjeses prej kater ha te bazës së Sarandës që ështe dhënë në kundërshtim me ligjin dhe pa miratim te Presidentit (Figura 5). Kjo ka ndodhur sepse ju nuk jeni aty as për ti shërbyer qytetareve as për t’i shërbyer institucionit qe drejtoni dhe interesave strategjike te vendit dhe aleateve.
Sot Shqipëria, sipas Transparencës Ndërkombëtare ka rënë shumë vende në indeksin e perceptimit të korrupsionit dhe është jo vetëm vendi më i korruptuar në Ballkan, por edhe në NATO. Kjo është tabela e vitit 2021 (Figura 6). Kjo ka ndodhur sepse ne nuk kemi një qeveri e cila ka për qellim përmirësimin e jetes se qytetareve apo forcimin e aleancave, por pasurimin e elitave politike dhe ekonomike.
Problemi më madhor që prek forcat e armatosura sot është agresiviteti i drejtuesve rilindas per te garantuar korrupsion. Kush nuk firmos për aferat korruptive margjinalizohet ose largohet nga detyra dhe kush firmos rritet ne detyrë.
- Peleshi, unë parashtrova, përveç të tjerave, edhe evidence te strukturave te specializuara nderkombetare qe thone se Ministria e Mbrojtes ka qenë rëndë e përfshire në korrupsion. Korrupsioni në strukturat e sigurisë dhe mbrojtjes përbën kërcënim për Sigurinë Kombëtare dhe cenon rende aleancat tona strategjike. Korrupsioni dëmton rëndë kapacitetet operacionale, ul ndjeshëm moralin e trupave dhe besimin tek drejtuesit politik të vendit.
C’mund të bejmë? Ne si opozite kërkojmë jo vetëm përgjegjesi për çështjet e shtruara gjatë kësaj interpelance përfshire korrupsionin, shkeljen e ligjit dhe mungesen e pergjegjshmerise. Gjithashtu, kërkojmë me ngulm qe te rishikohet strategjia e Sigurise Kombetare dhe per rrjedhoje edhe Strategjia e Mbrojtjes dhe planet e zhvillimit afatgjate te forcave tokesore, detare dhe ajrore. Me tej duhet te hartohen edhe planet e përhapjes përkatese, me sipërfaqe dhe koordinata, si e vetmja mundësi që i pret rrugën aferave korruptive.
Me gjithë korrupsionin e pjesës politike që drejton Forcat e Armatosura dhe presionit që ushtron korrupsioni politik mbi personelin ushtarak, ushtarakët shqiptare janë të respektuar në publikun shqiptar.
Ka ardhur momenti qe jo vetëm t’i kthejmë atyre dinjitetin, por edhe ti japim qytetareve informacionin, transparencën dhe pergjegjshmërine që meritojnë.
g.v/abcnews.al