Irani merr peng 2 cisterna nafte greke, shpërthen Dendias: Do ta paguani shtrenjt

schedule11:00 - 28 Maj, 2022

schedule 11:00 - 28 Maj, 2022

Autoritetet iraniane kanë sekuestruar dy cisterna nafte greke  në Gjirin Persik.

Sipas medieve greke helikopterët e marinës iraniane u ulën në dy anijet greke,  prangosën ekuipazhet duke i çuar anijet greke në ujërat territoriale iraniane.

Anija “Delta Poseidon” kishte një ekuipazh prej 25 personash, dy prej të cilëve grekë, raporton abcnews.al

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj marrjes së anijeve greke nga Irani.

Zyrtarët grek cilësuan sekuestrimin e cistrernave të naftës si pirateri dhe shkelje të të drejtave ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri thirrje Iranit për lirimin e menjëhershëm të anijeve dhe ekuipazheve të tyre, duke thënë se këto veprime do të kenë ndikim negativ për marrëdhëniet midis dy vendeve si edhe në marrëdhëniet BE-Iran.

Gjithashtu ministria e Jashtme greke ka këshilluar qytetarët grekë të shmangin udhëtimet drejt Iranit./abcnews.al/