Shtatë persona kanë ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti rrugor në Egjipt kur një autobus ë2shtë përplasur me një makinë.
Gjatë përplasjes së fortë të dy mjeteve janë shkaktuar shpërthime të mëdha, për shkak të pranisë së një bombole gazi në autobus dhe një bombole oksigjeni në makinë.
Mediet vendase njoftojnë se pasagjerët e autobusit dhe makinës janë nxjerrë të djegur.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/