Blerja e produkteve të shtrenjta për flokët që shpesh përmbajnë përbërje jo të besueshme dhe kimikate të ndryshme zakonisht nuk jep rezultatet e pritura. Në vend që të shpenzoni para dhe të rrezikoni, përdorni mjetet e mrekullueshme për bukurinë që natyra na jep me bollëk.
Nëse keni probleme me flokë të hollë dhe të rrallë, zbokth ose rënie të flokëve, provoni një truk të vjetër me vajra esencialë. Duhet të shtoni disa pika në shampon tuaj dhe të jeni të duruar dhe së shpejti do të vini re një ndryshim.
Doza zakonisht është rreth 15 pika vaj esencial për 250 ml shampo.
Zbuloni se cili vaj esencial është ideal për flokët tuaj:
Livando – për të ruajtur shëndetin e skalpit dhe flokët e thatë
Rozmarina – për rritje më të shpejtë të flokëve
Trëndafili – për flokë me shkëlqim
Pema e çajit – kundër zbokthit dhe ndihmon me flokët e lyera
Kamomil – kundër akneve dhe inflamacionit të kokës
Limoni – redukton sekretimin e yndyrës dhe parandalon që flokët të yndyrosen shpejt. /abcnews.al