Çmimet e “kripura” në stadium dhe 1500 vende të lira? Armando Duka flet në “Log.”

schedule21:39 - 26 Maj, 2022

schedule 21:39 - 26 Maj, 2022

1500 vende të lira në stadium dhe çmimet e kripura të produkteve që shiteshin pa kupon tatimor brenda “Air Albania Stadium” ishin dy raste të evidentuara mbrëmjen e djeshme ndërsa luhej finalja e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord.

Për t’i dhënë përgjigje këtyre dy shqetësimeve ka folur kreu i FSHF, Armando Duka, gjatë një lidhjeje me emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Duka tha se vendet e lira u lanë për t’i dhënë sa më shumë hapësirë medias, ndërsa sa u përket çmimeve ai theksoi se nuk pati rritje të tyre, pasi produket brenda “Aior Albania Stadium” me të njëjtin çmim shiten edhe kur luan kombëtarja.

Pjesë nga diskutimi?

Xhafo: Sot Abc ka transmetuar një kronikë ku evidentonte dy probleme që kishin të bënin me ndeshjen, 1500 vende të lira dhe e dyta çmimet e shtrenjta të produkteve në stadium të shitura pa kupon tatimor?

Duka: Nuk i kam dëgjuar këto, por gjithsesi gazetari investigative që do të nxjerrë probleme do të ketë gjithmonë. Kapaciteti i stadiumit është ulur me dashje për të patur më shumë vend për mediat. Sa i përket çmimeve, të gjitha çmimet janë përcaktuar dhe janë diktuar me konsultim me ekspertët e UEFA-s.

Hoxha: 3 euro u tha se ishte një hot-dog, po aq është edhe kur luan kombëtarja.

Duka: Atëherë çmimet paskan qenë normale.

/T.H/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!