Që janë të jashtëzakonshëm, kjo dihej që më parë.
Tifozët skocezë janë padyshim ndër më të zjarrtët në botë, e askush nuk e ka harruar se ishin 80 000 prej tyre që “pushtuan” Seviljen në 2003 për finalen e Kupës UEFA mes Sëlltikut dhe Portos së Zhoze Murinjos.
Këtë herë, në Boston në Shtetet e Bashkuara, janë më pak, por gjithsesi ishin rreth 30 000 në rrugët e qytetit të shquar amerikan, ku detyruan edhe një oficer policie që të kërcente vallen sipas ritmit të tyre.
Pamjet filmike me pjesëtarin e forcave amerikane blu, që xhonglonte topin I rrethuar nga tifozët e asaj që quhet “Tartan Armi”, bënë xhiron e planetit.
Me qindra tifozë e bindën oficerin e policisë që të merrte topin dhe të niste të bënte spektakël me të.
U deshën të paktën 30 sekonda që polici të përfundonte mbajtjen e topit të ajër pa rënë në tokë, dhe për këtë u rrethua dhe u përgëzuar me entuziazëm me të mbaruar shfaqjen e tij.
Skocia është në grupin C të Kupës së Botës, së bashku me Brazilin, Marokun dhe Haitin.
Të mbiquajturit “malësorët”, u kualifikuan për në Botëror pas plot 28 viteve, dhe shpresojnë të kalojnë fazën e grupeve për herë të parë në histori./abcnews.al



