Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Surpriza e parë e botërorit/ Zvicra zhgënjen në debutim, barazon 1-1 me Katarin

schedule23:19 - 13 Qershor, 2026

schedule 23:19 - 13 Qershor, 2026

Zvicra zhgënjeu në debutimin e saj, duke dhuruar edhe surprizën e parë në “Botërorin 2026”. Ndryshe nga parashikimet Granit Xhaka dhe shokët e tij barazuan 1-1 me Katarin në sfidën e parë në Grupin B.

Helvetët shënuan të parët me Embolo nga pika e 11 metrave, ndërsa kjo ishte penalltia e parë e Botërorit.

Më pas furbollistët zvicerianë shpërdoruan të gjitha mundësitë për të mbyllur ndeshjen.



Kur gjithçka dukej e përfunduar, Katari goditi në minutën e katërt shtesë, duke barazuar rezultatin dhe duke marrë pikën e parë në pjesmarrjen e dytë në historinë e tij në një Kupë Bote.

Pas këtij barazimi gjithçka është e ekuilibruar në Grupin B, me katër skuadrat që kanë nga një pikë, pasi edhe në ndeshjen tjetër Kanadaja barazoi 1-1 me Bosnje Herzegovinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!