“Situata është aq e vështirë në Donbas sa forcat ukrainase kanë nevoje për më shumë armë të rënda, sa më shpejt të jetë e mundur.”
Kështu është shprehur ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba gjatë një bisede telefonike me ministren e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.
“Fola me homologun tim gjerman Baerbock dhe e informova për situatën e vështirë në Donbas. Ne kemi nevojë për më shumë armë të rënda dhe që duhet që të na dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur për të zmbrapsur sulmet ruse,” shkroi Kuleba në Twitter.
Në takim u diskutua gjithashtu rreth “sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë dhe statusit të Ukrainës si vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE”. /abcnews.al/