Ylli italian paska ardhur në Tiranë? Artisti zbulon vizitën e Manuela Arcurit

schedule18:18 - 26 Maj, 2022

schedule 18:18 - 26 Maj, 2022

I ftuar sot në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishte artisti i efekteve speciale nëpërmjet grimit, Jacopo Tomassini. Prej 7 vitesh Jacopo jeton në Shqipëri ku ka ndërtuar një karrierë dhe ka krijuar familjen e tij.

Një ndër filmat ku Tomassini është bërë pjesë si makeup artisti ka qenë edhe “Blades of the Darkness”, me aktoren e mirënjohur italiane Manuela Arcuri. Pas pyetjes së Ermalit nëse aktorja ka qenë ndonëherë në Shqipëri, Jacopo iu përgjigj se po dhe se “ishte shumë e kënaqur dhe i pëlqeu shumë Shqipëria.”

“Manuela Arcuri është një bombë e Krishtit, një bombë e vërtetë, është një personazh që siç jeni rritur ju dhe ajo është rritur me serialet e Mediaset. Është një person shumë i lakuar.”

https://youtu.be/LAks4I4_bVY

Filmi i fundit ku artisti italian ka shpalosur talentin e tij është edhe “Lugina e Djalit”, për të cilin shprehu se ka bërë në total 50-56 efekte speciale, ku përfshihen edhe 6 personazhe kanibalë të filmit horror dhe bisha, e cila u luajt nga Xhani Demnika.

“Për ‘Lugina e Djalit’ kemi patur një problem të madh që ishte organizimi. Për sa u përket aktorëve, shumica nuk ishin profesional madje as nuk ishin aktorë. Kishim probleme me aktorët sepse nuk e duroni trukun për 15 orë. Në 20 vite karrierë nuk kam parë njeri si Xhani Demnika që iu nënshtrua një truku shumë të madh e të vështirë për ta bërë, realizuar, dhe për ta mbajtur. Ai qëndroi 15-16 orë me truk dhe nuk u ankua kurrë. Ishte shumë profesional.”, u shpreh Tomassini./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!