VIDEO/ Spektakolar tifozët e Romës, presin në aeroport skuadrën pas fitimit të trofeut

schedule09:15 - 26 Maj, 2022

schedule 09:15 - 26 Maj, 2022

Roma në “Air Albania” mbrëmjen e djeshme përjetoi një nga netët më historike të saj, pasi ngriti në qiell trofeun e parë të Conaference League, në sezonin e parë të këtij kompeticioni.

Një gol i Nicolo Zaniolos i dha trofeun e munduar verdhekuqve, duke ngritur në delih të gjithë tifozët romanistë. Festë në Tiranë nga tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit, por jo vetëm. Festë edhe në “Olimpico” ku mijëra tifozë ishin mbledhur për të parë skuadrën e tyre në monitorë të mëdhenj në pamundësi për të ardhur në Shqipëri.

Nga “Olimpico” në Ponte Milvio, nga Circus Maximus në Colosseum apo Fiumicino, ku rreth një mijë tifozë prisnin ekipin pas festës së “Air Albania”.

Avioni me stafin e Romës arriti orët e para të mëngjesit, me kapitenin Pellegri që mbante lart trofeun, ndërsa shokët e tij shijonin spektaklin e krijuar nga tifozët.

Por festa nuk mbaroi me kaq, pasi më vonë e gjithë skuadra u ngjit në tarracën e pallatit me pamje nga Piazzale Dino Viola. Secili lojtar parakaloi me trofeun duke lëshuar “olè”-në e tifozëve. “Ky trofe është për ju, forca Roma!” foli kapiteni Pellegrini. Më pas gradualisht të gjithë lojtarët ngritën kupën para tifozëve, madje edhe trajneri José Mourinho i cili falënderoi tifozët. Festa do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, Roma po organizon një event për një tjetër falënderim për tifozët që i kanë mbështetur gjatë gjithë sezonit.

/f.a/abcnews.al