Roma dhe Mourinho në histori, fitojnë në Tiranë trofeun e parë europian

schedule22:56 - 25 Maj, 2022

schedule 22:56 - 25 Maj, 2022

Roma ka fituar për herë të parë në historinë e saj një kompeticion Europian. Skuadra e Jose Mourinho triumfoi me rezultatin 1-0 kundër Feyenoord dhe heroi ishte Nicolo Zaniolo. Në histori edhe Jose Mourinho, i cili pas Champions dhe Europa League triumfoi edhe në Conference League, duke u bërë i vetmi trajner që i ka të tria këto kompeticione.

 

NDESHJA – Një finale që nisi e vakët, me dy skuadrat që mundohen të studiojnë njëra-tjetrën dhe nuk lënë shumë hapësira. Minutat e para nuk dhurojnë shumë, me të dyja ekipet që gabojnë në pasime, çka çon edhe në mungesën e rasteve për gol.

Në minutën e 15-të Roma humbi edhe Mkhitaryan për shkak dëmtimi dhe vendin e tij e zuri Oliveira. Gjithsesi Roma ia doli ta ndezë atmosferën pas gjysmë ore lojë. Nicolo Zaniolo ishte ai që ndëshkoi skuadrën holandeze, pas një pasimi perfekt të Mancini, dhe italianët shpërthyen në festë kur panë që topi kaloi vijën fatale.

Sigurisht skuadrat e Mourinho me rezultatin 1-0 e kanë të qartë çfarë duan të bëjnë dhe ia dalin në 45 minutat e para të mos ndëshkohen, edhe pse në të 41’ portieri Rui Patricio tregoi pasiguri pas një gjuajtjeje nga jashtë zone. 0-0 dhe skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Feyenoord e nisi me vrull pjesën e dytë dhe menjëherë iu afrua shumë golit, me anë të Trauner. Gjuajtja e tij u ndal nga shtylla pingule, kurse tentativa e Til më pas nga portieri Rui Patricio.

Sërish shpëtimtar portugez në minutën e 50-të, kur devijoi topin e gjuajtur nga Malacia dhe u ndihmua nga shtylla. Momente të vështira për skuadrën e Jose Mourinho, që gradualisht e merr veten.

Me Veretout në minutën e 73-të tenton të befasojë me një goditje nga distanca, por Biljoë e ndaloi mesfushorin e skuadrës italiane. Sinisterra nëntë minutë më pas bëri të njëjtën gjë dhe e ccoi topin në duart e portierit të verdhekuqve. Minutat në vazhdim nuk pati më gol dhe Roma fitoi sezonin e parë të Conference League.

ROMA-FEYENOORD 1-0
(Zaniolo 32’)

Roma (3-4-2-1): Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Mkhitaryan, Zaleëski; Pellegrini, Zaniolo; Abraham

Feyenoord (4-2-3-1): Bijloë; Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Aursnes, Kokcu; Nelson, Til, Sinisterra; Dessers.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!