U aksidentua pak ditë më parë në Elbasan, ndërron jetë në spitalin e Traumës 18-vjeçari

schedule19:49 - 25 Maj, 2022

schedule 19:49 - 25 Maj, 2022

Bjorni Papri, 18 vjeçari i cili u aksidentua më 16 maj në Kuqan të Elbasanit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ai ishte duke ecur me motor kur u përplas nga një makinë.

18-vjeçari nga Elbasani nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Lexo edhe: U përplas nga makina, i riu në spitalin e Traumës ka nevojë urgjente për gjak

Disa ditë më parë familjarët e tij bënë thirrje urgjente për gjak, pasi  i riu ndodhej në gjendje të rëndë.

Përpjekjet e familjarëve  nuk kanë mundur ta mbajnë atë në jetë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!