U përplas nga makina, i riu në spitalin e Traumës ka nevojë urgjente për gjak

schedule23:05 - 17 Maj, 2022

schedule 23:05 - 17 Maj, 2022

Një djalë i ri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës, pasi bëri aksident një ditë më parë.

Bjorni Papri nga Elbasani ishte duke ecur me motor një ditë më parë ku ëhstë përplasur nga një makinë në Shirgjan.

Për shkak të përplasjes së fortë Bjroni ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku është nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë familjarët ju bëjnë apel qytetarëve që kush ka mundësi të dhurojë gjak për Bjornin, pasi është në gjendje të rëndë.