Këtë të merkurë në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ishin të ftuar Neda Balluku, Mimoza Keta dhe Altin Hazizaj, për të biseduar për ligjin e miratuar nga Spanja për lejen menstruale për gratë.
Duke qenë në pozicion drejtues, Altini pohoi se ka shumë gra dhe vajznë zyrën e tij por asnjëherë nuk i kanë kërkuar leje për ciklin. Kjo sipas tij, është se ende vazhdon të jetë perceptimi tabu për këtë temë.
“Nuk më ka qëlluar ndonjëherë në eksperiencën time të më kërkojnë leje. Mund të kenë kërkuar leje për diçka tjetër por që mund të kenë qenë edhe këto probleme personale të një vajze e zonje. Ne vazhdojmë të kemi ende tabu për të folur për këtë çështje”.
Ndërkohë, doktoresha Mimoza Keta tha se nuk është tabu, por zonjave mund t’ju vijnë rëndë.
“Altini nuk e kupton pse ato kanë kërkuar ditën e tyre të lejes sepse ndoshta iu vjen rëndë. Nuk është tabu sot të flasësh për menstruacionet, tabu ka qenë dikur kur neve kemi qenë të vogla”.
Ajo tha se vazhdon të ketë një ndikim tradicional sa i takon kujdesit të higjenës personale, sikurse është vendosja e hudhrës në vaginë.
“Jam larë me ujë me sodë, me ujë me kamomil, ose kam futur hudhra në vaginë se kështu më kanë thënë plakat e vjetra dhe nuk jam drejtuar tek mjeku. Këto raste mund të jenë edhe fatale.”
Mimoza shtoi që pecetat higjenike për gratë duhet të jenë falas dhe të mos paguajnë për to e as taskë po ashtu. Të njëjtën gjë shtoi Neda duke nënvizuar se shteti duhet t’i rimburosojë. Sipas saj, kjo është një çështje që shkon përtej rimbursimit, sepse lidhet me barazinë gjinore.
“Nuk e duam sepse na diskriminon. Të mos na mbrojë shteti apo sistemi financiar apo sektori institucional sepse kemi frikë nga diskriminimi, po hajde ta ndrydhim veten. Pra ndrydhja nuk vlen asgjë. Nëse marrim një shembull shumë banal, një brisk, nqs ka kokën rozë kushton më shtrenjtë se ai që është normal. Ky është diskrimin.” – shprehu Balluku./abcnews.al