Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim të martën për të shënuar tre-mujorin e pushtimit të Ukrainës dhe tha se aftësia e vendit për t’i rezistuar Rusisë ka qenë një surprizë dhe një burim frymëzimi për pjesën tjetër të botës, shkruan The Guardian.
Zelensky: “The longer this war lasts, the greater will be the price of protecting freedom not only for Ukraine, but also for the whole free world. Therefore the supply of heavy weapons to Ukraine — MLRS, tanks, and other weapons — is the best investment in maintaining stability.” pic.twitter.com/JmH3aEKPUD
— Christopher Miller (@ChristopherJM) May 24, 2022
“Duhet të kujtojmë gjithmonë se këta tre muaj i kemi mbijetuar falë dhjetëra e mijëra atyre që kanë mbrojtur shtetin. Dhe me koston e dhjetëra mijëra jetëve të burrave dhe grave ukrainase të vrarë nga pushtuesit.
I përjetshëm kujtimi për të gjithë ata që dhanë jetën për Ukrainën”, tha Zelensky.
Zelensky më pas u tall me pretendimin e ministrit rus të mbrojtjes Sergei Shoigu se Rusia po e ngadalësonte qëllimisht ofensivën e saj në Ukrainë për t’u dhënë kohë civilëve për t’u evakuuar.
Më pas ai foli për përkeqësimin e situatës në rajonin e Donbasit dhe u bëri thirrje qeverive të huaja që të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje ushtarake në formën e armëve dhe pajisjeve, duke thënë se ky ishte “investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë”.
/abcnews.al