Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural organizoi një takim me fermerët e Dibrës për çeljen e thirrjes për aplikim për subvencionet e vitit 2019 ku nuk munguan edhe debatet. Sipas drejtuesve te AZHBR këtë vit subvencionet nuk do të përfshijnë të gjitha produktet bujqësore.
Për qarkun e Dibrës subvencione do të përfitojnë vetëm qumështi , gjedhët dhe frutikultura , por siç edhe ato vetë e pranojnë fondet janë të limituara.
Nga ana tjetër fermerët ankohen pasi për çdo vit kanë aplikuar dhe janë s’kualifikuar sipas tyre pa asnjë argument bindës. Pjesa më e madhe e prodhuesve te qumështit si shkak për s’kualifikimin kanë analizën e këtij produkti, për të cilën akuzojnë AKU – në se analizat merren në Dibër dhe kryhen në Shkodër./abcnews.al