Ekspozitë në Milano për 500 vjetorin e ndarjes nga jeta të Leonardo Da Vinci

schedule16:59 - 22 Prill, 2019

schedule 16:59 - 22 Prill, 2019

Një ekspozitë në Milano me video instalime ndërvepruese në nder të 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Leonardo da Vinci. Vizitorët do të kenë mundësi deri në 14 korrik që të bëhen pjesë e imagjinatës së gjeniut.  

Vazhdojnë në mënyrë të veçantë në Milano aktivitetet në lidhje me 500 vjetorin e ndarjes nga jeta të Leonardo Da Vinci. Në pallatin mbretëror deri në 14 korrik do të qëndrojë e hapur ekspozita multimediale “Leonardo. Makina e imagjinatës “: shtatë videoinstalimet e realizuara nga Studio Azurro, nga të cilat pesë interaktive, duke krijuar mundësinë për tu futur në brendësinë e botës së gjeniut. Ekspozita promovohet nga bashkia e Milanos dhe institute I enciklopedisë italiane Treçani.

Duke integruar gjuhët dhe kompetencat e ndryshme – nga video deri tek animimi grafik e sistemet interactive – propozohet një rrugëtim projektual kompleks.

Ekspozita multimediale është e përbërë nga shtatë videoinstalime, nga të cilat pesë interactive, të cilat përfshijnë spektatorin në një tregim figurash dhe tingujsh, që flasin në gjuhën e Leonardos për kohën që jetojmë aktualisht.

Makineritë e mëdha skenografike, struktura e të cilave frymëzohet nga vizatimet e tij, korrespondojnë me katër seksione: Vëzhgimet mbi natyrën; Qyteti; Peisazhi; Makineritë e paqes; Makineritë e luftës; Tryeza anatomike; Piktura.

Është menduar për një hapësirë që fut vizitorët në botën e imagjinatës së Leonardo da Vincit. Eksperienca e vizitorëve kalon nga vëzhgimi në pjesëmarrje, duke lëvizur nëpër forma që kërkojnë një përpikëri të përsosur gjeometrike.

Kjo botë makinerish të transformuar në jete rrëfyese, të fletëve gjigande shënimesh në pritje për tu zbuluar, presin vizitorët në një gjysmë hije nga e cila bien në sy ngjyrat e drurit, të telajos dhe të letrës.

Ndërveprimi ndodh me sisteme të ndryshme: modelimi i dritës dhe i zërit janë mjetet më të privilegjuara. Vizitorët mund të zgjedhin disa fjalë kyçe, dhe sapo të shqiptohen, do të nisë rrëfimi – video, ku vizatimet e Leonardos do të shpalosen njëri pas tjetrit./abcnews.al