Analisti Mentor Kikia dhe gazetari investigativ Artan Hoxha, të ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, kanë folur për rrëfimet e bëra së fundmi publike të vrasësit profesionist Nuredin Dumani.
Të pyetur nga moderatori Xhafo se si dalin kaq shpejt në media rrëfime të tilla, Kikia dhe Hoxha thanë se këto i shpërbejnë atyre që kërkojnë prishjen e hetimeve.
Sipas Hoxhës hetimet nuk duhet të ndalen vetëm tek “punëtorët” por duhet të shkojnë edhe më lart, terk politika.
Ndërsa Kikia tha se këto rrëfimet në media shërbejnë më shumë që bandat të vrasin njëri-tjetrin.
Pjesë nga biseda:
Hoxha: Kam bindjen se publikimi i hetimeve e Dumanit dhe Hoxhajt janë bërë vetëm për të prishur hetimet. Nëse këto hetimet finalizohen, do të kemi një bum të madh. Në media thuhet se Dumanin e ka tradhtuar Dumanin, por nëse ai do ta shiste Dumanin tek Çela, por unë vazhdoj të këmbëngul që ai s’dinte gjë për këtë punë, por a do të shkojmë tek politika? Ne e dimë shumë mirë se ata i kanë përfshirë në fushatë këta vrasës, në zonat ku kundërshtari është në avantazh kanë tentuar të kërcënojnë njerëzit, t’i demotivojnë. Kur themi ne kërkojmë këto lidhje. Nuredin Dumani nuk është Busheta, këta janë “punëtorët” e krimit të organizuar, ne jemi ende larg.
Kikia: Ajo që po thotë Tani tani, se ky i tha, ai e shiti, këto teori konspirative shërbejnë si motiv që bandat të vrasin njëri-tjetrin. Problemi i madh është se si ka mundësi që gjithë shqiptarët e dinë se çfarë ka thënë ky burri në burg, dhe emrat kanë dalë në media.
Beci: Emrat e këtij burri nuk duhet të dilnin fare në media.
/T.H/Abcnews.al/