Vuajti vendimet komuniste, revoltohet Kapexhiu: Të largohen politikanët e përfshirë

schedule18:53 - 23 Maj, 2022

schedule 18:53 - 23 Maj, 2022

Bujar Kapexhiu këtë të hënë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin. Gjatë intervistës u ndalën tek rrugëtimi i tij në periudhën komuniste dhe kufizimet që hasnin në atë kohë. Sipas tij, me ardhjen e demokracisë karikatura u pa si një vlerë jo më si diçka e keqe. Por si ka reaguar artisti shumëdimensional ndaj atyre që e kanë cënuar me apo pa dashje për shkak të sistemit komunist?!

“Zakonisht këtë pyetje ma bëjnë të huajt, kur marrin vesh që e kemi pësuar dhe thonë ‘po mirë me ata të tjerët që u ngritën kundër teje çfarë qëndrimi ke mbajtur?’ edhe unë i kam thënë, i kam takuar, i kam përqfuar, kam thënë ashtu ishte ajo kohë, por ama nuk e quaj të pranueshme atë gjë që kanë qenë në atë kohë prokurë, gjykatës që kanë dënuar njerëz dhe sot vazhdojnë të jenë o në parlament, o në krye të gjykatave dhe prokurorëve. Kjo do ishte e papranueshme. Do të ishte fyese për secilin prej nesh, ata që kanë qenë në diktaturë, kanë firmosur, kanë dënuar, burgosur, kanë vrarë, ata duhet të largohen nga jeta publike, qendrat dhe institucionet shtetërore. Nuk duhet të qëndrojë në kuvend, në gjykatë, KLP apo SPAK. Nëse ata nuk do të jenë, unë do të kem më besim tek drejtësia.”

Ai shtoi se: ”E kam kuptuar se ishte situata e tillë, ai ndoshta për të ruajtur vendin e punës, fëmijët… unë nuk besoj ata artistë të dobët të cilët që sapo gjenin rastin kritikonin”.

Bujari që fëmijë ishte i apasionuar pas artit, sa ndonjëherë mund të kishte “përplasje” në familjen e tij të cilët mund të donin shumë të bëhej inxhinier apo doktor.

Megjithatë Bujari nuk është bërë penduar aspak që nuk është bërë inxhinier: “Kush e di sa ndërtime do kisha bërë (qesh). Por jo! Më mirë një shpirt të pasur dhe një xhep të varfër se sa një xhep i pasur dhe një shpirt të varfër. Pasioni im ishte gjithmonë te arti, në atë kohë ishte periudha që studionin për mjek, dhe ime më thoshte ‘po ja, kur më pyesin çfarë e ke djalin inxhinier, doktor… Çfarë t’i them? Palaço?’; kalonte në ekstrem”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!