Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA garant për sigurinë e Japonisë, Biden: Do të ndërhyjmë ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nga sulmet kineze

schedule08:25 - 23 Maj, 2022

schedule 08:25 - 23 Maj, 2022

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA-të do të ndërhyjnë me çdo mjet, madje edhe ushtarakisht  për të mbrojtur Tajvanin nga sulmet e mundshme kineze.

Biden tha se lëvizjet e fundit kineze ne qiellin e Tajvanin janë provokuese, e për këtë arsye presidenti amerikan u zotua të mbrojë vendin me çdo kusht.

Gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin japonez Fumio Kishida, presidenti amerikan i siguroi vendit japonez mbështetje të plotë nga SHBA-të, si pasojë e marrëdhënieve të tensionuara Kinë-Japoni dhe pasojave të pushtimit rus të Ukrainës, shkruan Reuters.

I pyetur gjatë konferencës për shtyp në Tokio nëse Biden do të ishte i gatshëm të përfshihej ushtarakisht, ai tha : “Po”.

“Aleanca SHBA-Japoni ka qenë prej kohësh baza e paqes dhe prosperitetit në Indo-Paqësorin dhe Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj mbrojtjes së Japonisë,” tha Biden në fillim të bisedimeve me Kishida në Pallatin Akasaka në Tokio.

Presidenti i SHBA Joe Biden mbërriti në Japoni të dielën 22 maj, ndalesa e dytë dhe e fundit e udhëtimit të tij të parë në Azi që nga marrja e detyrës mes një kërcënimi nga Koreja e Veriut, ambicieve gjeopolitike të Kinës dhe luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Pas një vizite në Korenë e Jugut Biden mbërriti në bazën ajrore amerikane Yokota, në perëndim të Tokios, pak pas orës 17:00 me orën lokale.

Ai do të takohet sot në Tokio me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe perandorin Naruhito.

Nesër, e martë, Biden  do të marrë pjesë në samitin e Quad, një organ diplomatik në të cilin përveç Shteteve të Bashkuara marrin pjesë e Japonia, India dhe Australia. .

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!