Shifra të reja befasuese nga OKB-ja tregojnë se lufta në Ukrainë ka zhvendosur më shumë se 8 milionë njerëz.
Sipas të dhënave të reja nga UNHCR, Agjencia e OKB-së për Refugjatët, numri i njerëzve të detyruar të ikin nga lufta, tani ka kaluar kufirin prej 100 milionë për herë të parë duke shënuar rekord.
“Përgjigja ndërkombëtare ndaj njerëzve që ikin nga lufta në Ukrainë ka qenë jashtëzakonisht pozitive. Dhembshuria është më e fortë dhe ne kemi nevojë për një mobilizim të kësaj natyre për të gjitha krizat në mbarë botën. Por në fund të fundit, ndihma humanitare nuk është kurë”.
/abcnews.al