“Ndeshja e fundit është gjithmonë e veçantë, plot emocione. Aston Villa dha gjithçka por goli i parë ndryshoi gjithçka. Ne jemi legjenda. Kemi fituar Premier League në 4 herë në 5 sezonet e fundit, sepse këtë djem janë specialë. Ne do të mbahemi mend gjatë”, kështu e nisi deklaratën e tij, Pep Guardiola pasi fitoi titullin kampion në Premier League.
Tekniku katalanas theksoi gjithashtu se të fitosh titullin para tifozëve në shtëpi është një tjetër emocion, ndërsa nënvizoi se nuk kishte parë një skuadër të dytë si Liverpool.
“Të fitosh në shtëpi përpara tifozëve të tu është diçka e mrekullueshme. Kur barazuam kishim ndjesinë se do të shënonim edhe golin e tretë.
Madhësia e këtij triumfi lidhet me madhësinë e rivalit tonë. Nuk kam parë kurrë një skuadër si Liverpool në jetën time. I përgëzoj sepse na ka bërë më të mirë javë pas jave”, ka thënë mes të tjerash tekniku spanjoll. /f.a/abcnews.al