Ivan Perisic padyshim ka qënë një nga më të mirët e Interit në këtë sezon, për të mos thënë më i miri.
Anësori kroat është i palodhshëm, vapron si një “i marrë”, rinis aksione, ndal kundërsulme, asiston dhe shënon. Ai fundosi Juventusin në finalen e Kupës së Italisë duke shënuar dy gola në shtesat e ndeshjes. Që pas finales, filluan të qarkullonin zëra se Juventus kërkon transferimin e tij.
Ai e do Interin dhe Interi e do atë. Kështu, zikaltërit kanë planifikuar që të takohen pas ndeshjes së fundit ndaj Sampdorias, pra të hënën ose të martën, për të diskutuar me Ivan detajet e rinovimit të kontratës.
Kontrata e re nga klubi zikaltër në drejtimin e Ivan Perisic do të jetë një kontratë 2-vjeçare, me një pagë prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse, që mund t’i afrohet shifrës rreth 7 milionë euro./ h.ll/abcnews.al