Alibeaj: Dy nga katër, formula që i propozuam mazhorancës për presidentin

schedule16:34 - 20 Maj, 2022

schedule 16:34 - 20 Maj, 2022

Enkelejd Alibeja tha se opozita nuk do të ketë më asnjë emër për të propozuar si kandidat për president, pas tërheqjes së mazhorancës nga marrëveshja, për të arritur një emër konsensual.

Ai tha se mazhoranca u tërhoqa nga ky proces pasi pa emrat e propozuar nga opozita, pasi aty kuptoi se nuk mund të peshkonte asnjë nga kandidatët, pasi të gjithë ishin figura të larta dhe të pakorruptuara.

Pyetje: Zoti Alibeaj a do të ketë më emra të propozuar nga opozita?

Alibeaj: Besoj është e qartë për ne dhe në dokumentin e miratuar si grup parlamentar që ne kemi qenë seriozë. Jemi munduar të jemi seriozë gjatë gjithë këtij procesi, ja përse çdo gjë e shkruam, e bëmë në sytë e publikut, dhe ky dokument është një akt që ne do t’i qëndrojmë deri në fund. Nëse ne nuk do të bënim këtë gjë do të ishim pjesë e farsave.

Pyetje: Nuk ka emra më në këtë raund?

Alibeaj: Besoj është e qartë. Që të kishte një emër do të duhej që ky emër të propozohej nga ne 4 kandidatura, dhe ata të zgjidhnin 2, dhe nga këta dy të zgjidhnim një të përbashkët që të kishim President Republike.

Pyetje: Pse PD e ndërpret që në procedurë këtë proces, por ta lërë mazhorancën të kryejë një akt, të rrëzojë figurat që ju propozoni?

Alibeaj: Sfidojini ata edhe pse do ta rrëzojnë. Por çfarë është e rëndësishme se ne nuk kemi procesin tonë, kemi procesin e shqiptarëve. Për t’i sfiduar i kemi sfiduar që me emrat. Sa morën vesh kush ishin emrat dje, profile të larta të pakorruptuara, unë besoj se këto ishin garancitë që ata kishin. Panë emrat, panë që asnjë nga ata nuk mund ta peshkonin dhe u tërhoqën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!