“Paqe Ukrainës”, rusi shkruan në biznesin e tij emrat e qyteteve ukrainase të sulmuara nga Kremlini

schedule10:25 - 20 Maj, 2022

schedule 10:25 - 20 Maj, 2022

Pronari i një qendre tregtare në qytetin e vogël Russko-Vysotskoye ka shkruan në ndërtesën e biznesit të tij emrat e qyteteve të Ukrainës të sulmuara nga trupat e Kremlinit. Mariupol, Bucha, Kherson dhe Chernihiv janë të gjitha të listuara, shkruan BBC.

Pronari Dmitry tha për BBC-së se është një “mënyrë për të dhënë informacione” sepse publiku rus po mashtrohet mbi pushtimin.

“Njerëzit kanë filluar të kuptojnë se ajo që po ndodh në të vërtetë është një fatkeqësi,” thotë ai.

Ai madje ka shkruar në muret e ndërtesës: Paqe Ukrainës, Liri Rusisë, një mënyrë për të treguar se  ai është kundër luftës.

Kremlini pëlqen ta portretizojë presidentin Vladimir Putin si një lider që mbështetet nga populli i tij. Autoritetet këmbëngulin që rusët ta mbështesin atë në Ukrainë. Dmitry pretendon se është një iluzion.

“Nëse i pyet njerëzit këtu, a janë në favor të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, me bombardimete qyteteve, plus të gjitha pasojat si varfëria dhe uria, ata do të thoshin: ‘A je i çmendur?!’”, thotë Dmitri.

“Rusët janë duke u ekspozuar ndaj dezinformatave. Ata mbështesin operacionin ushtarak special për të cilin po flitet gjerësisht në televizionet ruse. Por njerëzit kanë filluar të kuptojnë se ajo që po ndodh në të vërtetë është një fatkeqësi.”

/abcnews.al