Sot në familjen e themeluesit të Meta, Mark Zuckerberg është festë. Ai dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan shënonjë dhjetëvjetorin e martesës.
Këtë moment të rëndësishëm e ka kujtuar vetë Mark, i cili ka postuar në Facebook një foto nga dasma e tyre, teksa mban dorën e gruas së tij.
“10 vjet të martuar dhe gjysma e jetës sonë së bashku”, ka shkruar ai krahas fotos.
Kujtojmë që çifti u martua në oborrin e shtëpisë së Zuckerberg me një ceremoni modeste që përfshinte më pak se 100 të ftuar./abcnews.al