Pedagogu dhe publicisti Agron Gjekmarkaj në studion e emisionit “Provokacija”, ka folur për përplasjet që lidin si pasojë e dy dialekteve, gegërishtes dhe toskërishtes. Ai është shprehur se edhe politikanët e përdorin dialektin për t’i folur elektoratit të vet.
“Pas viteve ’90 PD është konsideruar si partia që po sjell gjuhen e re gegërishten. Ndërsa PS lidhet me trashëgiminë e dialektit të toskërishtes. Gramoz Ruçi flet toskërisht dhe ai i flet zonës së tij elektorale. Berisha gjithashtu u flet, lezhjanëve, tropojanëve, shkodranëve, kuksianëve”.
Ndërsa duke u ndalur tek gjuha standarde shqipe, pedagogu është shprehur se kosovarët e flasin më mirë sesa veriorët gjuhën standarde.
“Politikanët e Kosovës e flasin standardin e shqipes më mirë sesa veriorët e Shqipërisë. Më mirë sesa kuksianët, dibranët apo shkodranët. Edhe për arsye politike ku edhe kur nuk kishin shtetin, Pavarësinë dhe lirinë por e vë re se nuk kanë vështirësi kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë. Nëse flet me shqiptarët e Strugës, realisht ato flasin një toskërishte të pastër”.
Më tej gjatë bisedës në studio ai ka folur për fërkimet që ka në shoqërinë shqiptare si pasojë e natyrës fetare.
“Ky është një burim që mund të krijojë shqetësime në Shqipëri. Krijon shqetësime nëse trajtohet si tabu, që të mos flitet kurrë për të. Unë jam i mendimit që të flitet me të vërtetë subjektive. Unë e shoh këtë si një shqetësim ku instrumentalizohet në mënyrë politike, kur instrumentalizohet për interesat e të tjerëve faktorë të ndryshëm që mund të ndikojnë. Shqipëria është një vend i vogël është një vend me disa fe zyrtare. Nëse i qasemi saja që ka ndodhur në ish-Jogusllavinë, boshnjakët, serbët dhe kroatët janë sllavë që kanë pasur thjesht tre besime të ndryshme që kanë shkuar në një konflikt të përgjakshëm. Është konflikti më i tmerrshëm që ka ndodhur në moderniste me 250 mijë viktima. Unë mendoj se shqiptarë nuk e kanë këtë problem me njëri-tjetrin, por nëse i fryhet zjarrit dhe instrumentazilohet problemet mund të krijohen edhe këtu”./abcnews.al