Në Eurovision me 3 artistët shqiptarë, Andromache: Nuk duhet folur keq për skualifikimin

schedule18:08 - 19 Maj, 2022

schedule 18:08 - 19 Maj, 2022

Artistja nga Qipro, Andromache, ishte e ftuar ekskluzivisht në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ku foli për herë të parë mbi eksperiencën pas Eurovision por dhe bashkëpunimin me artistët shqiptarë Ylli Limani, Fatjon Miftari dhe Fifi.

Ajo shprehu se ndihej fatlume që kënga iu besua asaj dhe nuk çuditet që është kthyer në një hit. Madje Andromache pohoi se do ta provonte me kënaqësi sërish skenën e Eurovision, edhe me flamurin grek.

“Është e mrekullueshme kur njerëz të ndryshëm, nga vende të ndryshme, që flasin gjuhë të ndryshme, marrin të njëjtën ndjesi. Ishte një bashkëpunim shumë i mirë, artistët shqiptarë ishin unikë dhe një ndjesi të përbashkët në harmoni me njëri tjetrin dhe prandaj mendoj se kënga u bë hit. Të gjithë bashkëpunëtorët bën një punë të mrekullueshme dhe jam e nderuar dhe me fat që kam punuar me ta. Madje mua më duket sikur fluturoj sipër detit kur dëgjoj këngën.”

Andromache foli dhe për presionin e pjesëmarrjes në kompeticionin më të madh europian, duke pohuar se ndihej e stresuar dhe të njëjtën gjë mund të thoshte për të gjithë artistët që përfaqësonin shtetet e tyre. Ajo i dënoi komentet negative kundrejt artistëve, duke përmendur edhe Ronelën, dhe duke theksuar se të gjithë dhanë më të mirën e tyre.

“Njerëzit duhet thjesht të shijojnë shfaqjen. Si në rastin e Ronelës, ajo ishte e mrekullueshme. Çdo artist përpiqet të jap më të mirën e tij. Nuk është e sjellshme, është e keqe të flasësh për të tjerët në atë mënyrë. Për Ronelën dhe gjithë të tjerët që nuk ja dolën të shkojnë në finale, ata përpiqen në maksimum. Është e trishtë.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!