Ditën e sotme, 19 maj, SPAK ka ndërmarrë një megaoperacion për arrestimin e “kokave” të bandave kriminale në vend.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Twitter, e shikon këtë operacion si shembull të fuqizimit të organeve ligjzabuese dhe vendosmërisë së madhe për të goditur krimin.
Rama: Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!
Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!
— Edi Rama (@ediramaal) May 19, 2022
Në kërkim nga SPAK mësohet se janë edhe emra si ai i Talo Çelës apo Suel Çelës që njihen si të përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan por jo vetëm.
Po ashtu në kërkim janë edhe Ervis Martinaj, dhe Kamer Mehja. Ndërkohë kreu i SPAK, Arben Kraja dhe ai i Policisë së Shtetit Gledis Nano në një konferencë për mediat, bënë të ditur se operacioni është në vijim.
Kraja bëri të ditur se SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Sipas tij, 4 grupe janë në Elbasan, 2 në Tiranë dhe 2 në Durrës.
Këto grupe kriminale, rezulton nga hetimet se paguanin vrasës me pagesë për të eliminuar kundërshtarët. Këto grupe i karakterizon dhuna e egër në krimet e bëra.
Operacioni, bëri të ditur drejtori i Policisë se Shtetit Gledis Nano, u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë dhe në të u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda./abcnews.al/