Një person është vrarë dhe disa janë plagosur si rezultat i sulmeve ukrainase në një fshat rus pranë kufirit me Ukrainën, sipas guvernatorit të rajonit rus të Kursk, sipas BBC.
“Edhe një sulm tjetër armik në Tyotkino, u raportua në orët e para të mëngjesit duke përfunduar në një tragjedi,” tha Starovoyt në një postim në Telegram.
Ai tha se viktima ishte një shofer kamioni që transportonte lëndë të para në një distileri.
Tyotkino ndodhet 1.5 milje nga kufiri Ukrainë-Rusi. Në të dy anët e kufirit midis Kurskut dhe Ukrainës janë raportuar për sulme të vazhdueshme gjatë këtij muaji.
/abcnews.al