Olsian Çela kandidatura e parë për prokuror të Përgjithshëm

schedule11:22 - 19 Prill, 2019

schedule 11:22 - 19 Prill, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka regjistuar kandidaturën e parë për Prokuror të Përgjithshëm. Ai eshte prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela, i angazhuar ne disa dosje te bujshme.

Rregjistrohet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kandidati i parë për prokuror të Përgjithshëm. Kandidati i parë zyrtar për kryeprokuror është  Olsian Çela, i cili aktualisht është prokuror tek Krimet e Rënda. Emri i Çelës është përfolur prej kohësh si kandidat i mundshëm për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, përballë Arta Markut dhe ish-drejtuesit tjetër të Prokurorisë për Krime të Rënda Adnan Xholi.

Prokurori Çela ishte emëruar në 2008 si Drejtues i Krimeve të Rënda nga Ina Rama.

Ndërsa gjatë karrierës së tij si prokuror ka hetuar shumë dosje të bujshme si: Çështja e Mirit të Xhikes, pronarit të Kartodromit, dosjen e trafikut nga grupi “Kompas”, si dhe si dosjen “Xibraka”.

Prokurori Olsian Çela ka pasur nën hetim edhe Emiljano Shullazin.  Ndërkohë, ai njihet si prokurori rebel, i cili në vitin 2017 pati një përplasje me drejtuesen e prokurorisë për Krime të Rënda Donika Prela. Kjo, pasi Çela refuzoi te merrte dosjen “Shullazi”, në kohën kur do të jepej pretenca.  Pas kësaj ngjarjeje, kryeprokurorja Arta Marku e transferoi prokurorin Olsian Çela në Berat, por ai e ankimoi kete vendim. KLP më pas e trasnferoi sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Sipas procedurës, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shqyrtojë të gjithë kandidaturat dhe do përzgjedhe 3 kandidatët me aftësitë më të mira profesionale dhe morale, qe ia kalon më pas Kuvendit për votim. Rënditja e KLP është shumë e rëndësishme pasi nëse kuvendi nuk arrin që ta zgjedhë kandidatin më shumicë të cilësuar, pra me 84 vota, atëherë automatikisht Prokuror i Përgjithshëm zgjidhet kandidati që është i pari në listën e KLP. /abcnews.al