Dinamo dhe Tirana do të përballen të shtunën, prej orës 17:00, në një duel të vlefshëm për javën e 35-të të Superiores.
Blutë këtë herë nuk kanë zgjedhur të luajnë në Elbasan. Derbi me Tiranën do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, shtëpinë e bardhebluve.
Duke qenë se kanë rënë në Kategorinë e Parë dhe Tirana nga krahu tjetër është shpallur kampion, është parë e rrugës të zgjidhet “Selman Stërmasi” për këtë javë. / abcnews.al