Deputetja amerikane 29 vjeçare Alesandria Okasio Kortez, ka hequr dorë nga Facebook, duke e konsideruar si një rrezik për shëndetin publik. Ngritja e saj në skenën politike kishte nisur pikërisht nga rrjetet sociale.
Personi i radhës që kritikon Facebook është deputetja më e re në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila pikërisht duke përdorur këtë rrjet social, nisi me sukses karrierën e saj politike.
Alessandria Okasio Kortez, një nga emrat në ngritje në radhët e demokratëve amerikanë, i cilësoi rrjetet sociale si një rrezik për shëndetin publik me efekte dhe pasoja për të gjithë. Ajo konfirmoi se do të mbyllë faqen e saj në Facebook.
Ajo shpjegoi se personalisht kishte hequr dorë nga Facebook.
Dhe pse e pranon se fushatën elektorale e kishte nisur pikërisht në këtë rrjet social, i cili kishte qenë mjeti i saj organizativ për shumë kohë. 29 vjeçarja shtoi se kishte reduktuar ndjeshëm dhe përdorimin e rrjeteve të tjera sociale si Twitter apo Instagram, platforma në të cilat ndiqej nga miliona persona./abcnews.al