Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës “bie” në KPA

schedule09:32 - 18 Prill, 2019

schedule 09:32 - 18 Prill, 2019

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shfuqizoi këtë të enjte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmonte në detyrë gjyqtarin Astrit Faqolli. Vendimin e KPK-së e apeloi Komisioneri Publik dhe sot u vendos nga KPA-ja shkarkimi i gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës.

Astrit Faqolli u konfirmua pavarësisht konsiderimit si i papërshtatshëm për vijimin e detyrës në seancën dëgjimore nga raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK.

Në vendimin e sotëm, trupa gjykuese ka theksuar se shkak për shkarkimin e gjyqtarit Faqollit, është bërë pasuria e pambështetur, shkak për të cilën e kishte ankimuar edhe Komisioni Publik. Astrit Faqolli e ushtronte detyrën si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës që prej vitit 2013. /abcnews.al